Sveçla i VV-së: Rrahmani vendos për fëmijët tanë, mjerim
Asamblisti i VV-së, në komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla ka treguar se si Rrahman Jasharaj në takim me Kurtin ka thënë se do ta pyesim anëtarësinë dhe do të vendosim nësë do të ndalohet greva, e pas 30 sekondave pranë gazetarëve, ka thënë se nuk ka marrëveshje, e greva vazhdon.
Ai Jasharajn e ka krahasuar me pasqyrimin e qartë të gjendjes së përgjithshme, në sistemin arsimor të vendit.
“ Rrahman Jashari, para gazetarëve, pas takimit me Kryeministrin Kurti:
- do ta pyesim anëtarësinë dhe do të vendosim.
Rrahman Jashari pas 30 sekondave:
- nuk ka marrëveshje. Greva vazhdon.
Rrahmani është pasqyrimi më i qartë i gjendjes se përgjithshme në sistemin arsimor të vendit, tash e dy dekada. Rrahmani vendos për fëmijët tanë. Mjerim”, ka shkruar ai.