Sveçla e quan Vuçiqin propagandues të Millosheviqit: Gënjeu në lidhje me policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se presidenti serb ka gënjyer në konferencën e sotme në lidhje me policinë e Kosovës.
Ministri i brenshëm tha se në atë konferencë ka pasur shtrembërime të qëllimshme.
“Ministri propagandues i Millosheviqit, Vuçiq në konferencën e sotme ka gënjyer për për policinë e Kosovës. Një zotim nga e kaluara se Ushtria e Kosovës (FSK) nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e COMKFOR-it është shtrembëruar qëllimisht. Policia e Kosovës është e autorizuar të sigurojë sundimin e ligjit dhe sigurinë për të gjithë qytetarët përreth Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.
Milosevic’s Min. of Propaganda, Vucic, at today's conf lied abt KP. A commitment from the past that the Kosova Army (KSF) cannot go to north without concurrence of COMKFOR is deliberately distorted. KP is authorized to secure rule of law & safety for all citizens all around RKS.
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) August 21, 2022