Sveçla e Abazoviq marrin pjesë në Konferencën për Siguri Kibernetike dhe Privatësi
Sot në Prishtinë pritet të mbahet konferenca për Siguri Kibernetike dhe Privatësi “Cyber ZERO”.
Në konferencë që fillon në ora 09:30, të pranishëm do të jetë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq si dhe zëdhënësja e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Katherine Judd
“Mbahet edicioni i 8-të i Konferencës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi “Cyber ZERO”. Në hapje marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla; ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe Katherine Judd, zëdhënëse e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.” – thuhet në njoftimi.