Sveçla bashkë me Rashiqin e Krasniqin e vizitojnë Brezovicën, e shijojnë diellin e borën - NACIONALE

Sveçla bashkë me Rashiqin e Krasniqin e vizitojnë Brezovicën, e shijojnë diellin e borën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nenad Rashiq, Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi, të tre ministra në Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, kanë marrë rrugën për në Brezovicë.

Në fakt, vizita e Sveçlës dhe Krasniqit në Brezovicë erdhi pas ftesës së ministrit Rashiq,trasnmeton Express.

Sipas raportimeve, Rashiq ka deklaruar se ky është një takim miqësor dhe synon të ofrojë një mundësi për të planifikuar porjekte për Brezovicën, një nga resorted më të mira dimërore të Kosovës.

Në fotografitë e publikuara, shihen tre ministrat e Kurtit teksa ecin në Brezovicë. Si shpesh, edhe kësaj radhe, Sveçla shihet me kapelë në kokë.

Lajme të ngjashme