Sveçla akuzon Ramën se është duke punësuar militant partiak në shkollat e Prishtinës - NACIONALE

Sveçla akuzon Ramën se është duke punësuar militant partiak në shkollat e Prishtinës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, ka akuzuar Ramen se nuk është duke bëre asgjë në Prishtinë, pasi që për një vit qeverisje ka realizuar vetëm 7 premtime.

“Është dëshpëruese ajo se çfarë është bërë gjatë këtyre muajve në komunën e Prishtinës, kemi të bëjmë më një qeverisje me veprime kozmetike dhe pa përmbajtje, këtë më së miri e dëshmojnë numrat dhe shifrat për realizimet të cilat janë bërë gjatë kësaj periudhe, do të thotë nga 207 premtime të zotëri Rama gjithsej janë realizuar shtet prej tyre, prej këtyre shtatëve, pesë kanë të bëjnë me premtime që kanë të bëjnë me çështje administrative, me konkurse me thirrje për kontratë e gjëra të tilla”, ka thënë Sveçla për Ekonomiaonline.

Mirëpo, sipas Sfeçlës, këto nuk janë problemet e vetme të Prishtinës, pasi që Rama është duke punësuar militant partiak edhe në shkolla.

“Kemi punësime të militantëve partiak nëpër shkolla të Prishtinës kryesisht militantë të Partisë Demokratike të Kosovës. Pastaj është një thirrje tjetër për konsulentë në vlere 240 mijë euro po ashtu janë punësuar ish-kandidatë për asamble nga Partia Demokratike e Kosovës dhe zyrtarë të lartë të Komunës së Prishtinës, kemi një degradim të ndërmarrjeve publike komunale ku ndërmarrjet janë dalë në bazë të partive d.mt.h, ndërmarrjet e PDK-së dhe ndërmarrjet e LDK-së, pastaj ka ndarje të këtyre ndërmarrjeve brenda LDK-së në bazë të degëve të cilat i përfaqësojnë dega e parë, dega e katërt”, tha Sveçla

Sa i përket deklarimit të kryetarit Përparim Rama se Qeveria e Kosovës është duke favorizuar komunat të cilat janë duke u udhëhequr nga VV-ja, Sveçla u shpreh se shumica e projekteve të Qeverisë së Kosovës janë zbatuar pikërisht në Prishtinë.

“Ne jemi dëshmitar që shumë projekte të qeverisë së Republikës së Kosovës janë zbatuar pikërisht në Prishtinë, për shembull projekti Solar for Kosovo që ka të bëjë me nxehje me energji solare nga të cili përfitues janë banorët e komunës së Prishtinës, faktikisht 12 mijë ekonomi familjare do të fitojnë në energji. Kemi projekte të Ministrisë së Kulturës p.sh. Teatri, Operës dhe Baletit, i cili po ashtu ka të bëjë me Komunën e Prishtinës”, deklaroi ai.

Komuna e Prishtinës javën e kaluar ka miratuar buxhetin për vitin 2023, më vlerë prej 105 milionë euro.

Lajme të ngjashme