Sveçla: 29 qytetarë sot kanë konvertuar patentë shoferët - NACIONALE

Sveçla: 29 qytetarë sot kanë konvertuar patentë shoferët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se 29 qytetarë kanë konvertuar sot patentë shoferit nga ata të strukturave ilegale në ato të Republikës së Kosovës.

Sveçla përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se 29 qytetarë iu përgjigjën pozitivisht thirrjes në nëntë komuna.

“Kjo do të jetë një mundësi e mirë për qytetarët tanë që pas pajisjes me patentë shoferi të Republikës sonë, të kenë mundësinë të qarkullojnë lirshëm brenda vendit tonë.

Ky vendim vjen pas kërkesave të qytetarëve tanë nga radhët e komunitetit serb si dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të rritjes së sigurisë publike dhe adresimit të kërkesave të qytetarëve.” – ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme