Suspendohet drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore - NACIONALE

Suspendohet drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Shëndetësisë e ka suspenduar përkohësisht drejtorin e Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, njoftoi se në vend të tij u emërua ushtrues detyre Bujar Kaquri, derisa shtoi se synim i Qeverisë është standardizimi dhe funksionalizimi i sistemit informativ shëndetësor.

“Sot u mbajt mbledhja e Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Në këtë takim u vendos që të suspendohet drejtori i Fondit, Fatmir Plakiqi. Kjo do të trasojë veprimet tona tutje si Bord, shmangies së nepotizmit dhe konfliktit të interesit. Synimi i Qeverisë që unë përfaqësoj në këtë Bord, është sistemi i sigurimeve shëndetësore”, deklaroi Gexha-Bunjaku.

Gexha-Bunjaku shtoi tutje se janë në dijeni për problemet në këtë Fond, duke shtuar se do të adresohen të gjitha.