Surroi me pyetje: Pos zgjedhjeve që duken të pashmangshme, çfarë tjetër po na pret përpara?
Flaka Surroi, gazetare veterane dhe pronare e grupit “Koha”, ka shkruar një opinion, ku ka komentuar javën e parë të vitit.
Opinionistja Surroi ka përshkruar disa ngjare në një opinion në Koha, përfshirë rrahjen e politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, dhe vizitën e David Cameron, të cilën vizitë e konsideroi si lajm të javës.
Në fund të shkrimit, ajo ka bërë një pyetje interesante, që në pjesën e parë e ka edhe një konkludim. Sipas Surroit, zgjedhjet këtë vit duken të pashmangashme.
“Pa dyshim, nisje interesante e vitit.
Pos zgjedhjeve që duken të pashmangshme, a thua edhe çfarë tjetër po na pret përpara?” – shkroi ajo.