Surroi me një krahasim: Kurti duke festuar diversitet, Vuçiqi uniformitet – qe metafora e dy shoqërive
Publicisti Veton Surroi ka nxjerrë një krahasim në “X” duke e quajtur “metafora e dy shoqërive” ku në njërën anë u shpreh se dje Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti në Paradën e Krenarise “doli të festojë diversitet” në anën tjetër Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke mbledhur Kuvendin “gjithëserb” dha tablo të “festimit të uniformitetit”.
“8 Qershori si metaforë e dy shoqërive: Prishtina duke festuar diversitetin me kryeministrin Kurti në krye të Paradës së Krenarisë Beogradi duke festuar uniformitetin me presin. Vuçiç drejton First SveSrpski Sabor”, ka shkruar Surroi.
June 8th as a metaphor of two societies:
— VetonSurroi (@VSurroi) June 9, 2024
Prishtina celebrating diversity with PM Kurti leading Pride Parade
Belgrade celebrating uniformity with pres. Vučić leading First SveSrpski Sabor. pic.twitter.com/XcbdfjmOUK