Surroi me akuza ndaj Ramës: E ka përkrahur idenë që Kosova duhet ta ndajë territorin e saj - NACIONALE

Surroi me akuza ndaj Ramës: E ka përkrahur idenë që Kosova duhet ta ndajë territorin e saj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Veton Surroi, opinionist, ka shkruar një opinion më të cilin ka komentuar fjalimin e Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë.

Në shkrimin e botuar në Koha, Surroi ka pasur goxha kritika ndaj Ramës.

Madje, Surroi e ka akuzuar Ramën se e ka përkrahur idenë "që Kosova duhet ta ndajë territorin e saj".

"Veprimi i fundit i kryeministrit Rama është konsistent përgjatë dhjetë vjetëve të fundit. Ai ka përkrahur idenë që Kosova duhet ta ndajë territorin e saj dhe të arrijë marrëveshje me Serbinë. Përtej “opinioneve vëllazërore” i ka ofruar pa ia kërkuar kush në Kosovë një draftstatut për Bashkësinë e komunave serbe. Ka propozuar, pa u konsultuar me Kosovën , që NATO-ja të marrë nën administrim të vetin pjesën veriore të Kosovës pas trazirave në Zveçan e gjetiu; kështu do të krijoheshin dy zona të sigurisë në Kosovë, me pasojat e veta politike" - ka shkruar Surroi, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme