Surroi: Marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë janë çdo gjë pos normale - NACIONALE

Surroi: Marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë janë çdo gjë pos normale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Veton Surroi, opinionist i njohur, ka shkruar një artikull të titulluar “Duke pritur presidentin tashmë të parë amerikan”, i cili është botuar në Koha.

Në artikullin e tij, Surroi shkruan për garën zgjedhore në ShBA.

Megjithatë, Surroi ka komentuar shkurtimisht edhe marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë. Duke komentuar marrëveshjen në mes Kosovës dhe Serbisë, që ishte arritur nën administratën e ish-presidentit Donald Trump, Surroi shkruan se marrëdhëniet në mes dy vendeve janë çdo gjë pos normale.

“Këtë leksion e mësoi Kosova në lëkurë të veten në shtator të vitit 2020. Asokohe kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiq u ftuan në Ëashington për të nënshkruar në zyrën e presidentit Trump, dy muaj para zgjedhjeve amerikane, Marrëveshjen për normalizimin ekonomik mes dy vendeve. Prej asaj kohe kanë kaluar katër vjet dhe marrëdhëniet mes dy vendeve janë çdo gjë pos normale” – ka shkruar Surroi.

Lajme të ngjashme