Surroi kritikon Osmanin për fjalimin në Kuvend: I keq, i mbushur plot patetikë
Flaka Surroi, opinioniste e njohur, ka shkruar një opinion, të cilin e ka botuar në mediumin “Koha”.
Në shkrimin e saj, Surroi ka komentuar fjalimin e presidentes Vjosa Osmani, të cilin e mbajti në Kuvendin e Kosovës të enjten që iku.
Surroi e ka quajtur “fjalim të keq” dhe të “mbushur plot patetikë”.
“Fjalimin të cilin e lexoi në Kuvend të enjten qe i keq. Qe i mbushur plot patetikë. Përmendja e familjes Jashari dhe Ibrahim Rugovës në fjalimin e katërt vjetor para Kuvendit nuk shërben për gjë tjetër pos për marketing politik patetik” – ka shkruar Surroi, ndër të tjera.