Surroi ia bën bajat Osmanit, thotë se s'po e kupton deklaratën e saj - NACIONALE

Surroi ia bën bajat Osmanit, thotë se s'po e kupton deklaratën e saj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pronarja e Grupit “Koha”, Flaka Surroi, ka shpërndarë një deklaratë të presidentes Vjosa Osmani dhe një koment të shkurtër në lidhje me të.

Në titullin e linkut të shpërndarë nga Surroi shkruhet: “Osmani: Sa më shumë barazi gjinore, aq më efektive lufta ndaj korrupsionit”

“Nuk po e kuptoj si ndihmon barazia gjinore në luftimin e korrupsionit…” – shkroi Surroi.

Brenda linkut të publikuar nga Surroi, presidentja Osmani citohet të ketë thënë se barazia gjinore në institucione ofron më shumë transparencë dhe gjithëpërfshirje”.

Sipas saj, sa më shumë që ka barazi gjinore, aq më efektive është lufta kundër korrupsionit.

Lajme të ngjashme