Surroi e kritikon Gërvallën për “shumën modeste” të Gani Jakupit: Është skandaloze - NACIONALE

Surroi e kritikon Gërvallën për “shumën modeste” të Gani Jakupit: Është skandaloze

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Flaka Surroi, gazetare veterane dhe opinioniste, ka publikuar në mediumin“Koha”, një opinion të saj me titull interesant “Ka mundur të ishte ndryshe”.

Në këtë shkrim, zonja Surroi ka zgjedhur të kritikojë Qeverinë e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, për mungesë të investimeve. Përveç kësaj, Surroi ka kritikuar edhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Më saktë, ajo e ka komentuar deklaratën e Gërvallës për Gani Jakupin, këshilltarin që merr kompensim prej 7 mijë e 500 euro, shumë të cilën kryediplomatja e quajti “modeste”.

Këtë mënyrë të argumentimit të Gërvallës, Surroi e ka cilësuar si “jo pak irrituese”.

“Ta quash këtë vlerë “modeste”, është jo pak irrituese. Në fakt, është skandaloze.” – shkroi ajo.

Në pjesën e dytë të shkrimit, Surroi merret me procesin gjyqësor të Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale. Më saktë, gazetarja veterane, që është udhëheqëse e Grupit Koha, komenton zhvillimet e fundit në Hagë në lidhje me përgjigmet ndaj Thaçit e të tjerëve.

Lajme të ngjashme