Surroi e kritikon Borrellin e Lajçakun: Nuk e di pse do t’i gëzonte një Republika Srpska 2
Flaka Surroi, opinioniste e njohur dhe gazetare veterane, ka komentuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Më saktë, ajo ka reaguar pas një deklaratë të Peter Stanos, zëdhënës i BE-së për politikë të jashtme.
Sipas Surroit, është e lehtë të gjindet fajtori nga një shtetas që nuk ia njeh shtetësinë Kosovës. Tutje, Surroi vlerësoi se problem është Serbia, por edhe më problem janë Josep Borrelli dhe Miroslav Lajçak.
“Sa lehtë prej pozicionit të një shtetasi që nuk ta njeh shtetësinë me e gjetë fajtorin këtu.
Problem është Serbia dhe edhe më problem janë Borrell e Lajçak.
Nuk e di pse do t’i gëzonte këta të fundit një Republika Srpska 2” – shkroi ajo.