Surroi e citon Kushtetutën e Jugosllavisë të 1974-tës, flet për IVF-në: Parimi është i njëjtë
Dje në Kuvendin e Kosovës nuk kaloi ligji për riprodhimin, ku përfshihet edhe fertilizimi artificial i grave të pamartuara.
Në lidhje me debatin në Kuvend, Veton Surroi, opinionist e këshilltar i jashtëm i Qeverisë Kurti, është kthyer dekada prapa, duke e cituar Kushtetutën e Jugosllavisë së vitit 1974, e cila i njihte autonomi Kosovës.
Në fakt, Surroi e ka cituar një nen të kësaj kushtetute, që flet për të drejtën e njeriut që të vendos lirisht mbi lindjen e fëmijve.
Surroi shkroi se “ndonëse atëherë nuk kishte IVF, parimi është i njëjtë: është e drejtë e njeriut që të vendosë për lindjen e fëmijëve”.
Për debatin e sotëm në Kuvend të Kosovës lidhur me IVF, ia vlenë të përkujtohet një e drejtë e fituar në Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974. Ndonëse atëherë nuk kishte IVF, parimi është i njëjtë: është e drejtë e njeriut që të vendosë për lindjen e fëmijëve. pic.twitter.com/4BbZWsscjn
— VetonSurroi (@VSurroi) March 7, 2024