Supremja shfuqizon dispozita të Rregullores së UP-së pas padisë së IDK-së
Gjykata Supreme e Kosovës shfuqizoi pjesërisht Rregulloren e Universitetit të Prishtinës për avancimin e personelit akademik, pas padisë së Institutit të Kosovës për Drejtësi.
Gjykata shpalli të paligjshëm nenin 18, paragrafi 7, i cili i jepte Senatit të drejtën të tërhiqte njohjen e publikimeve "në revista të dyshimta" në çdo moment para vlerësimit të kandidatit.
Në arsyetim, Gjykata theksoi se nocionet "revista të dyshimta" dhe "botues të dyshimtë" nuk janë të përkufizuara qartë në legjislacion, duke krijuar "hapësirë për arbitraritet administrativ."
Gjykata vendosi gjithashtu se vlerësimi i publikimeve duhet të bazohet në statusin e revistës në momentin e botimit, pa pasoja retroaktive për kandidatët.