Super heronjtë edhe këtë vit argëtojnë fëmijët e shtrirë në Pediatrinë së QKUK-së
Të gjithë fëmijët e hospitalizuar në Klinikën e Pediatrisë së QKUK-së, mëngjesin e sotëm kanë mundur t’i shohin figurat e tyre më të dashura, ato të super heronjëve.
“Super heronjët në Pediatri” po organizohet për herë të tretë nga “Care for Kosovo Kids” në bashkëpunim me Klubin Albin Prishtina.
Vullnetarët do të performojnë duke u lëshuar me litar nga qatia e poshtë ndërtesës, duke iu mundësuar kështu të vegjëlve që gjenden të shtrirë në pediatri t’i shohin ata.
Kjo kampanjë po bëhet me qëllim të ngritjes së fondeve për nevojat e pacientëve të Onkologjisë.