Sulmuan shtetasin austriak, policia arreston një burrë e një grua
Policia e Kosovës ka njoftuar për një sulm fizik.
I sulmuari, sipas PK-së, ishte një shtetas i Austrisë.
Të arrestuar janë dy persona, një burrë dhe një grua.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Ismail Raka, Ferizaj 17.10.2024, 14:10. Janë arrestuar dy të dyshuar (një mashkull dhe një femër) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas të Austrisë. Viktima dhe njëri nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara kosovare është liruar në procedurë të rregullt” – shkruhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.