Sulmoi fizikisht policët – arrestohet e dyshuara - NACIONALE

Sulmoi fizikisht policët – arrestohet e dyshuara

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Është arrestuar një vajzë në Prishtinë, nën dyshimet se sulmoi fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilët ishin duke kryer detyrën zyrtare.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktimat kanë pësuar dëmtime të lehta trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.