Sulmohet seksualisht një vajzë e mitur në Vushtrri
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për sulm seksual ndaj një vazje të mitur në Vushtrri.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
SULM SEKSUAL
Vushtrri 16.05.2024 - 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer sulm seksual ndaj viktimës femër kosovare- e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.