Sulmohet seksualisht një vajzë e mitur në Prishtinë
Një vajzë e mitur shtetase e Shqipërisë është sulmuar seksualisht nga nja burrë në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, rasti është duke u hetuar.
“SULM SEKSUAL Prishtinë 30.07.2024 – 21:00. Viktima e mitur femër shtetas e Shqipërisë, ka raportuar rastin ku si i dyshuar është një mashkull i panjohur për viktimën. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.” – thuhet në raport.