Sulmohet një zyrtar policor në Leposaviq, ishte jashtë detyrës zyrtare
Një zyrtarë policor, i nacionalitetit serb, është sulmuar gjatë ditës së shtunë në fshatin Dren të Leposaviqit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti ka treguar për Gazetën Nacionale se zyrtari policor ishte jashtë detyrës zyrtare.
“Janë identifikuar tre persona në lidhje me këtë rast, të cilët dyshohen se kanë qenë nën ndikim te alkoolit”, ka thënë Hoti.
Sipas ngjarja ka ndodhur në një manifestim në njërin nga restorantet e Leposaviqit.