Sulmohet nga të burgosurit i dyshuari për dhunimin e 11 vjeçares, Ekrem Rexhepi
Ekrem Rexhepi, njëri nga të dyshuarit për dhunimin e 11 vjeçares, raportohet se është sulmuar fizikisht nga të burgosurit në qendrën e paraburgimit në kryeqytet.
Rexhepit mbrëmë sipas Insajderit, ia kanë ndërruar qëndrën e paraburgimit, pasi jeta e tij është vënë në rrëzik.
Këto gjëra i ka konfirmuar për Insajderin, avokati i tij Fitim Limani.
“Gjendja e tij s’është e mirë, mbrëmë kam marrë informatë prej gjykatës që ai ndodhet në burgun e Sigurisë së Lartë, është transferuar nga Prishtina pasi ka qenë i sulmuar nga të burgosurit e tjerë. Transferimi ka ndodh meqenëse i është rrezikuar edhe jeta, për shkak të sulmeve që ka pasur nga të burgosurit e tjerë, ia kanë ndërru pra qendrën e paraburgimit”, tha Limani.
Avokati ka thënë se Rexhepit i janë bërë analizat gjinekologjike për të kuptuar nësë i dyshuari, ka kryer marrëdhënië seksuale me të dyshuarin 11 vjeçare.
“Atij i janë bërë analizat gjinekologjike si provë kryesore për të parë nëse ka pasur marrëdhënie seksuale me një person apo jo. Jemi në pritje derisa prokuroria të fillojë hetimet”, tha ai.
PËRDITËSIM:
Nacionale pas këtij lajmi, ka kontaktuar me Shërbimin Korrektues të Kosovës, për të kuptuar rreth këtij raportimi. Zëdhënësi Florent Gashi, ka hedhur poshtë këto raportime se i dyshuari për dhunimin e 11 vjeçarës është sulmuar nga të burgosurit.
Ai tha se nuk është sulmuar i dyshuari. Por se është dërguar në Burgun e Sigurisë së lartë, për çështje të sigurisë së tij, për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm.
"Nuk është sulmuar. Është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë për çështje të sigurisë së tij, për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm për shkak të veprës për të cilën dyshohet", tha Gashi për Nacionalen.