Raportohet se është sulmuar në Serbi autobusi i linjës Zvicër – Kosovë - NACIONALE

Raportohet se është sulmuar në Serbi autobusi i linjës Zvicër – Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një autobus i linjës Zvicër-Kosovë, është sulmuar të shtunën mbrëma rreth orës 18:15, në rrugën Nish-Leskoc

Rastin e ka konfirmuar për Zërin, pronari i kopmanisë, Agim Muçplli, i cili pretendon se personat të cilët sulmuan autobusin ishin të maskuar.

“Rasti ka ndodhur në Serbi derisa ishim duke udhëtuar nga Zvicra në Kosovë. Ishim në lëvizje kur papritur ndodhi sulmi. Njëri nga udhëtarët i ka parë dy persona të cilët ishin të maskuar,” - ka treguar Muçolli për “Zërin”.

Muçolli ka deklaruar se rastin e ka lajmëruar në policinë e Kosovës si dhe atë të Serbisë.

Sipas ti, gjatë 20 viteve sa operon kjo kompani nuk ka pasur asnjë rast të ngjashëm edhe pse kanë linja të rregullta Kosovë-Zvicër, të cilat kalojnë në territorin serb.

Lajme të ngjashme