Sulmohet ekipi i Klan Kosovës në afërsi të barrikadës në fshatin Çabër
Një ekip i Klan Kosovës, sot është sulmuar me gurë nga disa persona me maska në afërsi të barrikada afër fshatit Çabër.
Në drejtim të ekipit të Klanit, janë hedhur gurë si dhe janë gjatë kohës sa ishin duke e realizuar një storie.
Ekipi i Klanit, nuk ka pësuar ndonjë lëndim fizik nga ky sulm.
Kujtojmë se në drejtim të gazetarëve të cilët janë dukë raportuar nga veriu që nga vendosja e barrikadave, janë hedhur mjetë të ndryshme piroteknike si dhe gurë.