Sulmohen dy policë në Vushtrri, arrestohen tre persona - NACIONALE

Sulmohen dy policë në Vushtrri, arrestohen tre persona

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për një sulm ndaj dy personave zyrtarë.

Sipas PK-së, sulmi ndaj dy policëve ka ndodhur në Vushtrri.

Tre persona janë arrestuar.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Vushtrri / 28.11.2024 – 17:00. Dy zyrtarë policorë gjatë realizimit të një urdhër arresti ndaj të dyshuarit kosovar kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari dhe dy familjarë të tij. Tre të dyshuarit janë arrestuar. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. Njëri prej të dyshuarve pas inicimit të rastit është dërguar në vuajtje të dënimit ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje” – shkruhet në raportin e PK-së.

Lajme të ngjashme