Sulmi në veri, raportohet se është sulmuar kamermani i portalit Insajderi
Pak më parë, portali serb që operon në Kosovë, Kossev ka raportuar pak më parë se një incident ka ndodhur në veri, ku kanë mbetur të lënduar dy shqiptarë, duke prentenduar se njëri nga të sulmuarit është gazetar.
Sipas gazetës Insajderi, gazetari i rrahur në fakt është kameramani i kësaj gazete, Jetmir Muji.
“Ai ka qenë duke e xhiruar rastin e një kidnapimi të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës.... Kameramani i Insajderit Jetmir Muji ka qenë duke e xhiruar këtë veprim të tyre. Sulmuesit e kanë goditur Mujin pas kokës.”, raporton Insajderi.
“Ai i është nënshtruar intervenimit mjekësor në emergjencën e Mitrovicës së Jugut.”, thuhet tutje në raportimin e Insajderit.
Ndërsa Kossev raportoi se “njëri nga të lënduarit është transferuar për mjekim në pjesën jugore të Mitrovicës”.
Duke u thirrur në dëshmitarët e tyre, Kossev raporton se qytetarët (që janë edhe dëshmitarë) u kanë ndihmuar të sulmuarve deri në arritjen e ekipeve mjekësore.
Gazeta Nacionale ka kontaktuar Policinë e Kosovës, të cilët kanë konfirmuar se një sulm ka ndodhur, por duke mos dhënë më shumë informacion aktualisht.
"Ka ndodhë një sulm fizik ndaj një të riu shqiptar në veri, po shohim çka mund të mbledhim informata", i thanë Nacionales nga Policia e Mitrovicës së Veriut.