Sulmi në “Ibër – Lepenc”, u vazhdohet paraburgimi për dy muaj vëllezërve Viqentijeviq
Vëllezërit Dragisha Viqentijeviq dhe Jovan Viqentijeviq, të cilët dyshohen për sulmin në “Ibër-Lepenc”, do të mbesin në paraburgim edhe dy muaj.
Kështu ka vendosur sot Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi, ka dhënë detaje për këtë vendim të gjykatës.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve J.V. dhe D.V. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 28.02.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurve J.V. dhe D.V., iu vazhdohet në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, ka thënë Gashi për Klan Kosovën.