Sulmi i Banjskës, Kearns: Radoiçiqi duhet të përballet me drejtësinë
Alicia Kearns, deputete në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ka përkujtuar një vjetorin e sulmit në Banjskë të Zveçanit.
Në një shkrim në profilin e saj në “X”, Kearns ka kërkuar që Milan Radoiçiqi, i akuzuar nga Kosova për sulmin e armatosur në Banjskë, dhe përgjegjësit e tjerë të përballen me drejtësinë.
“Një vit nga sulmi i Banjskës.
Një vit nga vrasja e Afrim Bunjakut.
Milan Radoiçiq dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë.
Drejtësia është e nevojshme për pajtimin dhe paqen në Ballkan” – ka shkruar ajo.
One year since the Banjska attack.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) September 24, 2024
One year since the murder of Afrim Bunjaku.
Milan Radoičić and those responsible must face justice.
Justice is requisite for reconciliation and peace in the Balkans. pic.twitter.com/wgBorS4sXH