Sulmet ndaj gazetarëve, Ramabaja e mbron Sami Kurteshin: Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij
Analisti Sadri Ramabaja, i cili njihet si mbështetës i madh i VV-së, i ka dalë në mbrojtjes anëtarit të VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, i cili dje ka fyer gazetarët.
Ai pretendon se Kurteshi ka të drejtë në akuzat e tij.
Në emisionin “Debat Plus”, Ramabaja ka thënë se prokuroria duhet të merret me deklaratën e tij.
“Po të kishim prokurorë të mirëfilltë, kjo deklaratë do të ishte shumë e dobishme për të vënë drejtësi në vend. Kurteshi nuk mund ta thotë kot publikisht se ‘ti punon për një ndihmës vrasës me pagesë’. Kjo është një çështje që duhet të hetohet seriozisht”, ka deklaruar Ramabaja në Debat Plus.