Sulmet me granata në Zveçan, Sveçla: Shprehje e dëshpërimit dhe qyqarllëkut - NACIONALE

Sulmet me granata në Zveçan, Sveçla: Shprehje e dëshpërimit dhe qyqarllëkut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, ka reaguar në lidhje me sulmet e fundit me granata në Zveçan.

Sveçla ka shkruar se sulmet në veri janë shprehje e dëshpërimit dhe qyqarllëkut.

Tutje, ministri Sveçla ka akuzuar grupet kriminale që derigjohen nga Beogradi për këto sulme.

Sulmet e ditëve të fundit ndaj institucioneve në veri janë shprehje e dëshprimit dhe qyqarllëkut të bandave kriminale me dirigjim nga Beogradi. Në kohën kur po çmontohen ditë e më shumë, dëshpërimisht duan të tregojnë se ende janë këtu dhe të fortë. Por, ne jemi më të vendosur se kurrë deri në eliminimin e plotë të secilës grimcë kriminale e terroriste në vendin tonë.

E themi troç atë që kemi përsëritur përgjatë këtyrë katër viteve: Koha e pandëshkueshmërisë dhe amnistisë ndaj bandave kriminale ka përfunduar. Kushtetushmëria, ligjshmëria, rendi e ligji do të funksionojnë në çdo cep sikurse liria dhe të drejtat e qytetarëve nuk mund t’i ndalojë askush përmes frikës e terrorizimit” – ka shkruar Sveçla.

Lajme të ngjashme