Sulmet kibernetike | Rama: Erdhën nga Irani, jemi të përgatitur për sulme të tjera - NACIONALE

Sulmet kibernetike | Rama: Erdhën nga Irani, jemi të përgatitur për sulme të tjera

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një intervistë në emisionin “Wake Up America” në Newsmax TV, kryeministri Edi Rama diskutoi për sulmet kibernetike, të cilat kishin në shënjestër shtetin e Shqipërisë.

Ai nënvizoi se nuk është një akuzë, por një fakt që pas sulmëve qëndronte Irani. Më tej ai ka thënë se në rast të një sulmi tjetër, janë marrë të gjitha masat në rast se ndodhin sulme tjera.

“Dua ta qartësoj se nuk e kam akuzuar Iranin por e kemi bazuar në punën e Microsoftit dhe skuadrës e agjencive të specializuara amerikane që thanë se pas sulmeve ishte Irani. Nuk është akuzë por fakt. Kuptuam se ishte koha të shkëpusnin çdo lidhje me regjimin sepse nuk mund të lejonim më ambasadën e tyre në kryeqytetin tonë e të vijonte punën. Ne kemi preferuar të ndërtojmë një aleancë, duhet të përshpejtojmë forcimin kundër sulmeve kubernetike. Jemi të përgatitur të ndodhin e edhe të tjera sulme. Është shqetësuese që kjpo po ndodh”, tha Rama.

Lajme të ngjashme