Sulmet e Qeverisë ndaj gjyqësorit, Smajljaj: A ka presidente ky vend? - NACIONALE

Sulmet e Qeverisë ndaj gjyqësorit, Smajljaj: A ka presidente ky vend?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Politologu Avdi Smajljaj ka kërkuar reagimin e presidentes Vjosa Osmani për sulmet e Qeverisë Kurti ndaj gjyqësorit.

Ai ka bërë me dije se presidentja duhet ta mbrojë kushtetutshmërinë në Kosovë.

“Sipas kushtetutës presidenti/ja është institucioni më përgjegjës për mbrojtjen e kushtetueshmërisë. A ka presidente ky vend, ku në pikë të ditës sfidohet kushtetushmëria duke u nënçmuar gjyqësori nga ekzekutivi, dhe kjo konsiderohet si normale nga presidentja duke e injoruar tërësisht këtë? Apo te ne kryesisht presidentët janë partizane/ë, pra jo në mbrojtje të kushtetueshmërisë, por kalkulues të votave për pushtet”, ka shkruar Smajljaj.

Lajme të ngjashme