Sulmet e pushtetit ndaj Prokurorisë, IKD: Deklaratat e tilla përbëjnë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë - NACIONALE

Sulmet e pushtetit ndaj Prokurorisë, IKD: Deklaratat e tilla përbëjnë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj sulmeve të pushtetit për Prokurorinë Speciale.

Përmes një komunikate për media, ky institut ka dënuar gjuhen e zyrtarëve qeveritarë ndaj prokurorëve pas bastisjeve në ministrinë e Bujqësisë dhe intervistimit të Faton Pecit.

Sipas IKD-së, kjo qasje ka për qëllim denigrimin e punës së prokurorisë.

“Deklaratat e akterëve politikë që i cilësojnë aksionet e Prokurorisë si “inskenim i gërditshëm” dhe si “hakmarrje” janë të papërgjegjshme dhe përbëjnë tentim për të denigruar punën e prokurorëve të PSRK-së”, është thënë në komunikatën e IKD-së.

Deklaratat e tilla, ka vlerësuar IKD, janë ndërhyrjen në sistemin e drejtësisë.

“Deklaratat e tilla, ashtu siç e kemi thënë në vazhdimësi, përbëjnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë dhe të papranueshme në sistemin e drejtësisë, dëmtojnë dhe rrezikojnë pavarësinë institucionale të Prokurorisë si dhe cenojnë besimin e publikut jo vetëm në institucionet e drejtësisë por edhe tërë sistemin publik të Republikës së Kosovës. Deklarata të tilla janë në kundërshtim me thirrjet dhe rekomandimet e publikuara në raporte vendore dhe ndërkombëtare ku kërkohet të respektohet pavarësia e institucioneve të drejtësisë dhe parimi i ndarjes së pushteteve”, ka vlerësuar IKD.

Lajme të ngjashme