Sulm në Bregun Perëndimor: Tre izraelitë vriten e gjashtë plagosen
Tre izraelitë u vranë nga një sulm me të shtëna afër vendbanimit Kdumim në pjesën veriore të Bregut të pushtuar Perëndimor, raportoi të hënën shërbimi ambulantor izraelit.
Radioja ushtarake izraelite tha se ushtria kishte vendosur një kordon përreth të gjitha fshatrave të zonës për t’i kërkuar të dyshuarit, për të cilët beson se kishin ikur në një fshat të afërt palestinez, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Eli Bin, drejtor i shërbimit emergjent, tha se, përpos të vrarëve, gjashtë persona u plagosën gjatë sulmit.
Ushtria tha se personat e armatosur hapën zjarr në drejtim të një autobusi dhe automjeteve civile.