Sulm me thikë në Paris, plagosen tre persona - NACIONALE

Sulm me thikë në Paris, plagosen tre persona

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia franceze ka njoftuar se tre persona pësuan lëndime nga një sulm me thikë të shtunën herët në stacionin e trenit “Gare de Lyon” në Paris.

Në njoftimin e policisë thuhet se sulmuesi i dyshuar është arrestuar, raporton agjencia “Reuters”.

Dy prej të plagosurve kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa një tjetër është lënduar më seriozisht, por është jashtë rrezikut për jetën, shtoi policia.

Motivi i sulmuesit të dyshuar nuk qe menjëherë i qartë.

Lajme të ngjashme