Sulm me dron në Sudan, raportohet për 11 të djegur për vdekje e mbi 20 të plagosur - NACIONALE

Sulm me dron në Sudan, raportohet për 11 të djegur për vdekje e mbi 20 të plagosur

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Organizata bamirëse mjekësore nga Franca, “Mjekët pa Kufij”, tha të premten se kishte trajtuar më shumë se 20 persona të lënduar, pasi një sulm me dron ua vuri flakën rezervave të naftës në perëndim të Sudanit, duke lënë të vrarë 11 njerëz.

Sulmi ndaj tregut Adikong, afër kufirit lindor, është sulmi i dytë vdekjeprurës me dron atje në më pak se një muaj, sipas kësaj organizate, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Mjekët pa Kufij” thanë se të paktën 11 njerëz u dogjën për vdekje në sulmin e së enjtes.

Në mesin e 23 personave të lënduar dhe të dërguar në spitalet që mbështeten nga organizata ishin shtatë fëmijë.

Komisionari i lartë i Kombeve të Bashkuara, Volker Turk, tha të enjten se zyra e tij ka marrë raporte për më shumë se 200 civilë të vdekur nga dronët në pjesë të ndryshme të Sudanit nga 4 marsi.

Sipas tij, shumë shtëpi, shkolla, tregje dhe objekte shëndetësore u dëmtuan ose u shkatërruar gjatë sulmeve.

Dronët janë bërë armë kyçe që po përdoren nga dy palët e konfliktit të filluar në prillin e vitit 2023 mes ushtrisë sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë.

Lajme të ngjashme