Sulm me armë në një shkollë në Suedi, qëllohen disa persona - NACIONALE

Sulm me armë në një shkollë në Suedi, qëllohen disa persona

1 vit më parë

nga NACIONALE

Së paku pesë persona janë qëlluar në një shkollë në qytetin Örebro, në pjesën qendrore të Suedisë.

Policia suedeze tha se një operacion ishte “duke u zhvilluar në shkollë, duke paralajmëruar për një “krim të dyshimtë serioz të dhunës” në një deklaratë të publikuar të martën, raporton televizioni CNN.

Publikut i është bërë thirrje që të qëndrojë larg zonës dhe të qëndrojë në mjedise të mbyllura, thuhet më tej në deklaratën e policisë. Është e paqartë se sa njerëz janë lënduar.

Nxënësit janë duke u transferuar shkollat që ndodhen afër vendit të sulmit, tha më tej policia.

“Rreziku nuk ka marrë fund. Publiku DUHET të vazhdojë të qëndrojë larg” – thuhet në deklaratën e policisë.

Lajme të ngjashme