Sulm e kanosje në Kaçanik, konfiskohen armë dhe fishekë - NACIONALE

Sulm e kanosje në Kaçanik, konfiskohen armë dhe fishekë

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së djeshme në Kaçanik janë hapur dy raste penale, “sulm” dhe “kanosje”. Për veprën e sulmit dyshohet 26-vjeçari me inicialet E.B., ndërsa për kanosje i dyshuari është H.B.

Policia ka njoftuar se sot është intervistuar E.B. në lidhje me rastin e sulmit, ku ai ka pranuar se posedon një pushkë gjuetie, një pistoletë dhe municion.

“Njësia e Hetimeve, në bashkëpunim me Njësinë Reaguese dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, ka konfiskuar dy armët dhe 51 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit, i dyshuari E.B. është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa H.B. ndodhet jashtë vendit dhe është në kërkim nga policia.

Lajme të ngjashme