Suhareka e fundit në shpërndarjen buxhetore, Muharremaj: U diskriminuam, por do të mundohemi t’i kryejmë punët
Vazhdojnë reagimet për diskriminimin ndaj komunave të udhëhequra nga partitë opozitare në ndarjen e buxhetit për vitin 2024 nga Qevrria e Kosovës.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj në Frontal të T7, tha e ndihen të diskriminuar nga Qeveria në shpërndarjen e fondeve për investime kapitale.
“Bizneset e Suharekës që i paguajnë tatim Qeverisë së Republikës së Kosovës janë pas Prizrenit menjëherë. Do me thënë japim një financë shumë të madhe, mirëpo mjetet që na kthehen janë shumë të vogla”, tha ai.
Tutje, Muharremaj nuk deshi të ankohej shumë, ai tha se me buxhetin komunal do të mundohen që t’i kryejnë punët me sukses.
Për Shtimen e udhëhequr nga LVV-ja, Qeveria ka paraparë që në buxhetin e vitit të ri t’i ndajë 102.15 euro për kokë banori. Ndërsa për Suharekën, janë ndarë 1.77 euro për kokë banori.
“Ndoshta kanë pasë nevojë më shumë Shtimja. Ne në Suharekë punojmë më shumë. Mirëpo unë mbroj interesin e qytetarëve të Suharekës”, tha Muharremaj.