Suedia njofton 1,3 miliard dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
Suedia do t’i dërgojë Ukrainës ndihmë ushtarake me vlerë të 13,3 miliardë kronash suedeze ose 1,3 miliard dollarë amerikanë, njoftoi të mërkurën qeveria suedeze.
Kjo është pakoja më e madhe e ndihmave që Suedia deri më tani ia ka ofruar vendit që po ballafaqohet me agresionin rus.
Mes tjerash, në pako do të përfshihen gjëra që do ta ndihmojnë fuqizimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe aeroplanët vëzhgues të tipit ASC 890, tha në një konferencë për gazetarë ministri i Mbrojtjes i Suedisë, Paal Jonson, raporton agjencia “Reuters”.
Qeveria suedeze javën e kaluar tha se ishte pajtuar për mbështetje ushtarake shtesë për Ukrainën me vlerë të përgjithshme prej 7,1 miliardë dollarësh për një periudhë 3-vjeçare.