Stuhia dimërore në ShBA sjell borë të madhe e tornado - NACIONALE

Stuhia dimërore në ShBA sjell borë të madhe e tornado

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një stuhi e fuqishme ka shkaktuar tornado në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara dhe reshje të dendura bore e mot të ashpër në pjesë të ndryshme të këtij shteti si dhe në Kanada.

Disa persona janë lënduar në Teksas nga kjo stuhi e disa ndërtesa janë dëmtuar. Rreth 9 mijë fluturime u anuluan të hënën dhe të martën në Shtetet e Bashkuara, sipas një uebfaqeje për fluturime.

Disa rrugë në shtetet perëndimore të ShBA-së janë mbyllur pas reshjeve të borës që kanë arritur deri në 60 centimetra trashësi. Ekspertët kanë thënë se nga kjo stuhi mund të preken banorët në pothuajse të gjitha shtetet e territorit kryesor të ShBA-së.

Të martën, më shumë se 20 milionë njerëz ishin në zonën me këshilla për mot të ashpër, shkruan televizioni BBC, përcjell gazeta Nacionale.

Stuhia ka përfshirë edhe disa pjesë të Kanadasë. Era e fuqishme dhe reshjet e dendura të borës kanë ndodhur në rajonin jugor të këtij shteti, Prairie, të martën dhe të mërkurën.

Teksasi, në jug të Shteteve të Bashkuara, u godit nga disa stuhi që sollën tornado në pjesën veriore të shtetit. Në një distrikt pati dëmtim të shtëpive dhe të bizneseve, sipas autoriteteve lokale.

Lajme të ngjashme