Studentët iranianë organizojnë protestat e para masive kundër qeverisë që nga shtypja vdekjeprurëse
Studentë në disa universitete në Iran kanë zhvilluar protesta kundër qeverisë – demonstratat e para të kësaj shkalle që nga shtypja vdekjeprurëse e muajit të kaluar nga autoritetet.
BBC-ja ka verifikuar pamje ku shihen protestues duke marshuar në kampusin e Universitetit të Teknologjisë Sharif në kryeqytetin Teheran, të shtunën. Më vonë u panë edhe përleshje mes tyre dhe mbështetësve të qeverisë. Studentët po nderonin mijëra prej atyre që u vranë në protestat masive të janarit.
ShBA-ja ka shtuar praninë e saj ushtarake pranë Iranit, ndërsa presidenti Donald Trump ka thënë se po e shqyrton mundësinë e një sulmi të kufizuar ushtarak.
ShBA-ja dhe aleatët e saj evropianë dyshojnë se Irani po i afrohet zhvillimit të një arme bërthamore, gjë që Irani e ka mohuar gjithmonë.
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë u takuan në Zvicër të martën dhe thanë se ishte bërë përparim në bisedimet e synuara për frenimin e programit bërthamor të Iranit.