Studentët e huaj të cilëve iu bllokua rruga në Skënderaj: Menduan se ishim serbë
Një grup i tifozëve të Drenicës të njohur si “Shqiponjat e Zeza”, ndaluan një autobus me studentë të huaj që destinacion kishte kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz, të dielën.
Pengesa që iu bë atyre për të vizituar kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz, ishte e tëra një keqkuptim, sipas organizatorëve, raporton T7.
Sipas Labinot Hajdarit nga “Qendra Kosovare për Diplomaci”, të gjithë studentët në ekskursionin e kësaj organizate janë studentë ndërkombëtarë dhe nuk kanë asnjë lidhje me grupin që pretendohej se kishte studentë serbë.
Situatën në Prekaz e ka komentuar edhe Bekim Jashari, ish-kryetar i Komunës së Skënderajt. Ai vuri në dukje se ndalimi i së dielës ishte në kundërshtim me vlerat familjare si dhe me zakonet tradicionale shqiptare për mysafirët.