"Strategjia e 'shotgun'-it në drejtësi": Kritika e Buzhalës ndaj metodave të Speciales për krerët e UÇK-së - NACIONALE

"Strategjia e 'shotgun'-it në drejtësi": Kritika e Buzhalës ndaj metodave të Speciales për krerët e UÇK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një video-incizim të realizuar së fundmi nga Haga, gazetari Berat Buzhala ka ngritur dyshime dhe ka kritikuar hapur praktikat e ndjekura në Gjykatën e Hagës për trajtimin e rasteve rreth kryerjeve të mundshme të krimeve gjatë luftës në Kosovë. Duke iu referuar kësaj strategjie si "shotgun", ai ka theksuar se një drejtësi e vërtetë nuk mund të vendoset duke e shkaktuar padrejtësi.

Gjatë kësaj video 10 minutëshe, Buzhala ka rënë dakord me nevojën për të ndjekur përgjegjësinë për krime të rënda dhe për të siguruar drejtësi për viktimat. Megjithatë, ai ka shprehur shqetësimin e tij për praktikat e përdorura në disa raste të ndjekura në Gjykatën e Hagës. Ai e ka quajtur strategjinë e quajtur "shotgun" si një metodë e papërshtatshme për të zbuluar fajtorët dhe vendosur drejtësinë.

Nuk mund ta përdorësh strategjinë e ‘shotgun’it kur përpiqesh të kërkosh fajtorin. Dikush më uniformë të UÇK-së ka rrahur dikë ose ka vrarë dikë, prandaj ne do ta arrestojmë dikë që ka pasur uniformë dhe do ta mbajmë në paraburgim për 5 apo 10 vjet, se andej jemi duke gjuajtur. Pra, kjo është strategjia e ‘shotgun’-it. Gjuan më shumë fishkë në drejtimin nga ti mendon se vjen rreziku. Diçka rrokë. Del ku tu të del. E vrasim një që është i fajshëm e s’ka gajle nëse e pësojnë edhe 7-8 tjerë që janë të pafajshëm. Nuk bëhet drejtësia kështu, - pohon mes tjerash Buzhala.

Në vazhdim, Buzhala ka shpjeguar se ky term i përdorur përshkruan një praktikë ku disa individë me uniforma të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen dhe arrestohen për krimet që hipotetikikisht mund ta ketë kryer një individ i caktuar. Kjo strategji, sipas gjykimit të Buzhalës, mund të çojë në arrestimin dhe burgosjen e individëve të pafajshëm, duke shkelur parimin se "të gjithë janë të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia".

Gjithashtu, Buzhala ka kritikuar vazhdimin e përdorimit të metodave të vjetëruara apo siç i quan ai "të mentaliteteve mesjetare" dhe ka thënë se drejtësia duhet të ketë kujdes për të dyja palët, si për viktimën, si për atë që dyshohet se ka kryer krimin, duke siguruar që të gjitha përfundimet të jenë të bazuar në prova solide.

"Ose kur çohesh ta përsekutosh dikë aq shumë me shpresën që ai do të tregojë a është vetë i perfshirë në krim apo dikush që ai e njeh është i përfshirë në krim. Kjo formë e drejtësisë është mesjetare."

"Duhet të kesh kujdes edhe për viktimën edhe për ata që dyshohet se kanë shkaktuar krimin. Kjo është drejtësia. Ajo fraza ‘Krejtë janë të pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia’ nuk është e thënë vetëm të gjendet në libra, ajo fiton peshë në raste konkrete. Benjamin franklin, njëri nga baballarët, themeluesve të shtetit kishte thënë ‘më mirë është 100 njerëz të fajshëm të dalin nga burgu se një i pafajshëm të qëndrojë në burg’. Vetëm ISIS-i edhe mentalitetet mesjetare e kallin të gjithë fisin pse dikush aty potencialisht ka bërë diçka. Nuk çohesh ta arrestohesh të gjithë shtabin e UÇK-së se ndoshta njëri është fajtor, nuk çohesh të thuash se UÇK është organizatë e përbashkët kriminale pse dikush që ka qenë i veshur në uniformë e kryer një krim." - thotë tutje ai.

Lajme të ngjashme