Stoltenberg në Shkup: NATO nuk do të lejojë destabilizimin e rajonit - NACIONALE

Stoltenberg në Shkup: NATO nuk do të lejojë destabilizimin e rajonit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, po qëndron në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Stoltenberg ka përsëritur edhe njëherë deklaratëne tij se Aleanca Veri-Atlantike do të bëjë gjithçka për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të gjendjes së sigurisë, apo kërcënim ushtarak në Ballkanin Perëndimor.

Komentet e tij erdhen pas deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Rusia po synon të nxisë konflikt në rajon.

Ne nuk shohim ndonjë kërcënim ushtarak që do të vinte nga Rusia ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s, apo rajonit, por gjithsesi se jemi të kujdesshëm dhe nga afër po vëzhgojmë çfarë po bën Rusia. Ne kemi prani ushtarake në këtë rajon, KFOR-in në Kosovë, shtabin e përgjithshëm në Sarajevë dhe zyrën në Beograd dhe jemi të përgatitur që të bëjmë gjithçka për të mbrojtur çdo aleat nga çfarëdo qoftë kërcënimi”, tha Stoltenberg.

Lajme të ngjashme