Statusi enigmatik i Xhavit Halitit, shkruan "gati" pa treguar se për çka është PDK gati
Anëtari i PSD-së, Xhavit Haliti, përmes rrjetit social “Facebook”, ka postuar disa fotografi të me anëtarët e Kryesisë, deputetët e Grupit Parlamentar dhe Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK-ja.
Bashkangjitur me imazhet e takimit, Haliti ka shkruar vetëm një fjalë, "gati".
Kujtojmë që kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, para fillimit të seancës parlamentare vjeshtore, dje dhe sot ka takuar anëtarët e Kryesisë, deputetët e Grupit Parlamentar dhe kryetarët e komunave që qeverisen nga PDK-ja për të koordinuar çështjet politike.