Statovci ia lë meritat Gani Jakupit që Spanja e ka njohur pasaportën, Mushkolaj: Këta t'pushtetit nuk janë mirë - NACIONALE

Statovci ia lë meritat Gani Jakupit që Spanja e ka njohur pasaportën, Mushkolaj: Këta t'pushtetit nuk janë mirë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci ia ka dhënë të gjitha meritat Gani Jakupit për njohjen e pasaportës nga ana e Spanjës.

Rreth kësaj ka reaguar analisti Imer Mushkolaj, duke thënë se këta të pushtetit nuk janë mirë.

Mushkolaj tutje ka thënë se Gani Jakupi në kontratën e majme të "lobimit", nuk e ka të përfshirë hiç Spanjën.

Dmth. këta t'pushtetit nuk janë mirë. Janë aq banalë, sa që për njohjen e pasaportave kosovare nga Spanja, meritat ia japin Gani Jakupit. Ndërkohë që ai, në kontratën e majme të "lobimit", nuk e ka të përfshirë hiç Spanjën. Nejse, diqysh duhet me ia arsyetu tipit 7500 euro në muaj.” – ka shkruar Mushkolaj.

Lajme të ngjashme