Statovci i thur lavde 'Guxo'-s: Kuvend themelues i përmasave madhështore, idealistë të shumtë
Deputetja Jeta Statovci, përmes një postimi në Facebook, ka lavdëruar dy kryetarët, Donika Gërvalla dhe Faton Peci të sapozgjedhur nga partia e saj.
Ajo e ka quajtur kryesinë e Listës Guxo ‘Kuvend themelues i përmasave madhështore, idealistë të shumtë, entuziazëm i madh’.
“Nga sot e tutje, Partia Guxo me tandemin kryesues Donika Gervalla dhe Faton Peci. Kuvend themelues i përmasave madhështore, idealistë të shumtë, entuziazëm i madh. Bashkë vazhdojmë” – ka shkruar Statovci në Facebook.
Kujtojmë që sot rreth 400 delegatë morën pjesë në Kuvendin e parë Zgjedhor të listës ‘Guxo’. Këta zgjodhën si prijës të tyre Faton Pecin e Donika Gërvallën, të dy ministra në Qeverinë Kurti II.